sq-AL
Serrat e ngritura nga IADK
Serrat e ngritura nga IADK


A ju pëlqejnë perimet e freskëta? A doni të shijoni perime shtëpiake? Epo, njerëzit në zonën e Shalës mund të ua ofrojnë këtë pasi që projekti financuar nga BE dhe zbatuar nga IADK ka përkrahur ngritjen e gjashtë serrave për perime për 100m2. 

Përfitues të këtryre serrave janë fermerët nga fshatrat e Regjinit të Mitrovicës, që shtrihen në Zonën e Shalës dhe ate; tre fermerë nga fahati Bajgorë, dy nga fshati Sllakofc dhe një nga fshati Gumnishtë. Serrat janë nga konstruksioni i matalit të zinkuar dhe të pajisura me sistem të ujitjes pikë-pikë, folje të zezë dhe fidanë të perimeve. Ky investim në ngritjen e serrave metalike është i pari që po fillohet në këtë zonë, ngase deri më tani vetëm një numër i vogël i fermerëve kanë ndërtuar serra të thjeshta nga konstruksioni i drurit për nevoja familjare, por edhe përkrahjet tjera në bujqësi janë minimale në këto anë. 

Përfituesit e këtyre serrave dhe fermerët tjerë në afërsi do të këshillohen për teknikat e kultivimit të perimeve në serra duke dhënë përparësi metodave organike të prodhimit të perimeve, ndërsa një pjesë e frutave të perimeve të freskëta e të shëndetshme që pritet të prodhohen në këto serra, do të konsumohen për nevoja familjare të fermerëve përfitues dhe pjesa tjetër do të plasohet në dy restorantet që gjenden në fshatrat Bajgorë dhe Sllakofc, si dhe për banorët tjerë të kësaj zone që janë të interesuar për blerjen e perimeve të freskëta e cilësore ku nga rezultatet përfundimtare ishin që: perimet shtëpiake ishin të gatshme për shitje dhe për të tjerët ti shijojnë. Sasia e prodhimit e domateve, specave dhe trangujve deri në fund të Gushtit arriti për gjashtë serrat në sasinë e prodhimit prej: 1,000kg speca, 1,780 kg domate dhe 1,900kg tranguj. 

Të gjithë përfituesit ishin shumë të kënaqur me rezultatet finale pasi që ata filluan të gjenerojnë profit nga shitja e perimeve për restorantet dhe tregjet tjera në zonën e Shalës ashtu si është paraparë në Projekt.