sq-AL
Pulat vojse
Pulat vojse

Në mënyrë që të promovojmë vezët organike kemi shpërndarë nga 100 pula për pesë fermerët që kanë përfituar nga ky aktivitet. Vezët organike dhe prodhimi i mishit të shpezëve kanë qenë qëllimi i aktivitetit. Fermerët kanë pranuar pulat dhe ushqimin ku pas kësaj kanë filluar të shohin edhe rezultatet në të hyrat e tyre si ndikim i këtij aktiviteti. Deri në monitorimin e fundit të kryer në Gusht fermerët/përfituesit kanë deklaruar që kanë marrë gjithsej 9.300 vezë organike që i kanë shitur tek restorantet dhe tregjet tjera. Të gjithë përfituesit në sektorin e blegtorisë janë trajnuar nga zyrtarët e IADK-së për tema të ndryshme si pjesë e procesit të monitorimit.