sq-AL

IADK


IADK është organizatë e themeluar në vitin 2004 me seli në Mitrovicë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për zhvillimin rural, për krijimin e kushteve më të mira socio-ekonomike në viset rurale, zvogëlimin e papunësisë dhe importit, prodhimin e ushqimit të shëndetshëm, shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e ambientit në Kosovë. Përveç projekteve tjera IADK është duke zbatuar projektin e financuar nga BE-ja “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës”” në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë”. Projekti “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës” ka katër komponentë:
Por, për arsye se jemi një ndërmarrje e re dhe në fillim të operimit tonë, nuk kemi arrit të mbarojmë krijimin e një aplikacioni mobil për platformat iOS dhe Android. Por gjithsesi jemi të angazhuar që të ofrojmë këtë aplikacion sa më shpejtë që është e mundur.
Kjo do të jetë shumë me vlerë për juve pasi ju do t'i përfitoni nga:

  • Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe biçikletë dhe rregullimi i vend pushimeve për vizitor.
  • Promovimi i energjisë alternative dhe restaurimi i mullirit tradicional
  • Rritja e prodhimtarisë bujqësore dhe përmirësimi i kualitetit te produkteve bujqësore
  • Ngritja  e  kapaciteteve  menaxhuse  te  fermerëve  dhe përmirësimi i shërbimeve për turizëm rural

Rezultatet e pritura ndër të tjera janë: 1000 vizitorë në vit që vizitojnë këtë zonë dhe shfrytëzojnë shtegun 10km për këmbësor dhe biçikletë, 9 biznese rurale rishtazi të regjistruara, avancimi i 60 femrave që prodhojnë 15 lloje të prodhimeve tradicionale, për restorante për turistë, ngritja e 2 pemishteve të dardhës dhe 1 të mollës për kultivimin e varieteteve tradicionale, përmirësimi prodhimtarisë në sasi dhe kualitet për produkte të qumështit, fermave të dhenve dhe bletarisë për 30%, prodhimi i 40.000 vezëve organike në vit, prodhimi i 4 tonëve të manaferrave dhe mjedrës Prodhimi i 12 tonëve të perimeve nga gjashtë serra të përkrahura 111 sesione trajnimeve me 141 pjesëmarrës.

Rezultatet e pritura do të realizohen përmes aktiviteteve në vijim:

  • Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe biçikletë, i atraksioneve turistike.
  • Rritja e kualitetit dhe variacioneve të shërbimeve turistike, promovimi i energjisë të prodhuar nga uji dhe restaurimi i Mullirit tradicional të fuqizuar nga uji. Restaurimi i gjashtë odave/bujtinave tradicionale.
  • Pajisja e dy restoranteve me biçikleta malore për vizitorë dhe turistë.
  • Fuqizimi i rolit të femrave në zonat rurale përmes ngritjes së kapaciteteve në sektorin e përpunimit të ushqimit
  • Zhvillimi i Ekonomisë së Gjelbër në zonat rurale të shënjuara nga projekti nëpërmjet ndërtimit të gjashtë serrave dhe pemishteve prezervuese.
  • Përkrahja e fermerëve të dhenve, lopëve, deleve, shpezëve-pulave dhe bletarisë.
  • Shkëmbimi i eksperiencave me zonat tjera për turizëm rural
  • Vizita studimore në zona tjera të përparuara të turizmit në Kosovë dhe në regjionin përreth.
  • Publikimi fletëpalosjeve / broshurave.

Projekti ka karakter regjional duke marrë parasysh që mbulon komunën e Vushtrrisë dhe Komunën e Mitrovicës. Buxheti total i Projektit është 471,950.00 € nga të cilat 89.58% janë fonde të BE-së kurse komuna e Vushtrri/Vucitrn kontribuoi në shumën prej 25,000.00 € dhe komuna e Mitrovicës kontribuoi në shumën prej 9,000.00 €. Pjesa tjetër e fondeve mbulohen nga përfituesit të cilët paguan 10% të kostos së përfitimit.