sq-AL

Current Articles | Categories | Search | Syndication




Përjetoni traditën shekullore të mikpritjes në odë/bujtinë duke shijuar momente të këndshme në bukuritë e natyrës që ofron Zona e Shalës.

 

Në kuadër të Projektit të financuar nga BE “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në Zonën e Shalës” dhe zbatuar nga IADK [Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë] në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë janë restauruar 3 oda/bujtina për vitin e parë të projektit. Odat gjenden në lokacione të ndryshme në Zonën e Shalës, konkretisht në: Sllakofc [Komuna e Vushtrrisë], Bare [Komuna e Mitrovicës] dhe Bajgorë [Komuna e Mitrovicës].

Odat/bujtinat e restauruara janë ndihmuar me qëllimin e ofrimit të akomodimit për turistë që vizitojnë këtë zonë dhe dëshirojnë të shijojnë qetësinë, natyrën dhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone. Odat/bujtinat mund të vizitohen me shoqëri apo familje duke qenë se ofrohet një hapësirë e mjaftueshme për akomodim.

Përveç akomodimit odat/bujtinat ofrojnë edhe ushqim tradicional për ata që zgjedhin të shijojnë pushimin në këto oda/bujtina me porosi.

Oda/bujtina në fshatin Sllakofc

Në këtë odë ju mirëpret Selim Beqiri dhe mirësia e sjelljes tradicionale.

Për rezervim kontakti: +377 (0) 44 196 684

 

Oda/bujtina në fshatin Bare

Në këtë odë ju mirëpret Jakup Xhafa dhe mirësia e sjelljes tradicionale.

Për rezervim kontakti: +377 (0) 44 348 297 

Oda/bujtina në fshatin Bajgorë

Në këtë odë ju mirëpret Driton Istrefi dhe mirësia e sjelljes tradicionale.

Për rezervim kontakti: +377 (0) 44 330 987

 

 

Mos humbisni kohë por rezervoni odën/bujtinën dhe shijoni traditën Shqiptare dhe ushqimin tradicional!