sq-AL
Restaurimi i mullirit me ujë në fshatin Samadrexhë/Samodraža
Restaurimi i mullirit me ujë në fshatin Samadrexhë/Samodraža

Mulliri me ujë ka ekzistuar që një kohë të gjatë në këtë zonë por fatkeqësisht ky biznes tradicional është në shuarje e sipër. Mullinjtë me ujë kanë prezantuar një artizanat tradicional me rrol të dyfishtë; mullisi ka ofruar shërbimet bujkut dhe ka siguruar ushqimin për familjen e tij dhe të mira materiale. Në anën tjetër mullisit ka siguruar gjithashtu ushqimin e përzier të nevojshëm për kafshët. Mullinjtë kanë përfaqësuar “industrinë” e ushqimit për familjen në prodhimin e miellit. 

Restaurimi mullirit është kryer në fshatin Samadrexhë/Samodraža. Pronari i mullirit Z. Selim Basholli është shumë i kënaqur me procesin e restaurimit dhe për faktin që ka një mundësi me projektin të bëhet pjesë e një projekti shumë të rëndësishëm që do të realizohet në zonën e Shalës/Šalje. Vizitorët potencial do të kenë mundësinë të kalojnë kohë të çmueshme tek mulliri dhe të mësojnë rreth procesit të punës në të njëjtën kohë, pasi që pronari dhe punëtorët do të jenë të hapur për çdo pyetje nga vizitorët. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë për së afërmi punën e mullirit. Restaurimi i mullirit ka përfshirë: pjesën ballore të mullirit të mbuluar me rrasa guri, ndërtimin e mureve dekorative, veranda për vizitorë, mullirin elektrik dhe sitat elektrike për mulli. 

Në fillimin e projektit mulliri nuk dukej tradicional por me fondet e projektit tani ai duket si në kohët e vjetra dhe ofron një ambient miqësor për vizitorët.