sq-AL
  • OFERTAT FANTASTIKE PËR ODAT


      

          ODA SLLAKOFC            ODA BAJGORË                 ODA BARE

    Më shumë...
  • Odat/bujtinat


    Përjetoni traditën shekullore të mikpritjes në odë/bujtinë duke shijuar momente të këndshme në bukuritë e natyrës që ofron Zona e Shalës. 

    Më shumë...











Regjioni i Veriut të Kosovës ka shumë potencial për turizëm rural si rezultat i pasurive dhe trashëgimive natyrore dhe kulturore si dhe është e pasuruar me florë dhe faunë. Trashëgimitë e ruajtura kulturore dhe terrenet fantastike dhe të virgjëra të regjionit rural midis Mitrovicës dhe Vushtrrisë, janë burime të pasura për zhvillimin e turizmit rural; ato janë thesare të çmuara që presin të zbulohen, studiohen dhe shijohen. Projekti i turizmit rural shtrihet në Zonën e Shalës konkretisht në fshatrat: Samadrexhë, Sllakofc, Skromë, Bozhlan, Gumnishtë, Bare dhe Bajgorë. Distanca nga Qyteti Vushtrrisë për në fshatin Sllakofc ku edhe fillon shtegu për këmbësor dhe biçikleta është rreth 16 km, ndërsa nga qyteti Mitrovicës për në fshatin Bajgorë ku edhe përfundon shtegu është rreth 20 km.